Kjo faqe përmban informacionin më të fundit mbi përhapjen e virusit COVID-19, duke mbledhur të dhëna nga faqja e WHO (Organizata Botërore e Shëndetit), si dhe autoritetet tona shëndetësore në nivel qendrorë dhe lokal. Sipas deklaratës së WHO më 11 Mars virusi COVID-19 është shpallur pandemi. Shumica e njerëzve që infektohen përjetojnë sëmundje të butë dhe shërohen, por gjendja mund të jetë më e rëndë për të tjerët.
Simptomat më të zakonshme të COVID-19 janë ethet, lodhja dhe kollë e thatë. Disa pacientë mund të kenë dhimbje dhe vuajtje, zënie të hundës, rrjedhje në hundë, dhimbje të fytit ose diarre. Këto simptoma janë zakonisht të buta dhe fillojnë gradualisht. Disa njerëz infektohen por nuk shfaqin ndonjë simptomë dhe nuk ndjehen keq. Shumica e njerëzve (rreth 80%) shërohen nga sëmundja pa pasur nevojë për trajtim të veçantë. Rreth 1 nga çdo 6 persona që marrin COVID-19 sëmuren rëndë dhe kanë vështirësi në frymëmarrje.
Njerëzit e moshuar dhe ata me probleme mjekësore si presioni i lartë i gjakut, problemet e zemrës ose diabeti, kanë më shumë mundësi të marrin sëmundje serioze. Njerëzit me ethe, kollë dhe vështirësi në frymëmarrje duhet të kërkojnë kujdes mjekësor.
Ruajeni shëndetin tuaj dhe mbroni të tjerët duke bërë kështu:
Pastroni rregullisht dhe tërësisht duart tuaja me një larës të bazuar në alkool ose lani ato me sapun dhe ujë.
Larja e duarve me sapun dhe ujë, apo me larës të bazuar në alkool i vret virusiet të cilat mund të jenë në duart e juaja.
Mbani sëpaku 1 metër distancë ndërmjet jush dhe personat që kolliten apo teshtijnë.
Kur dikush kollitet ose teshtin, ata spërkatin pika të vogla të lëngshme nga hunda ose goja e tyre që mund të përmbajnë virus. Nëse jeni shumë afër, mund të merrni pikat me frymë, përfshirë virusin COVID-19 nëse personi që kollitet ka sëmundjen.
Duartë prekin shumë vende dhe mund të kapin viruse. Kur infektohen, duartë mund të transferojnë virusin tek sytë, hunda apo goja juaj. Prej aty, virusi hyn në trupin tuaj dhe mund të sëmureni.
Qëndroni në shtëpi nëse nuk ndiheni mirë. Nëse keni ethe, kollë dhe vështirësi në frymëmarrje, kërkoni kujdes mjekësor dhe telefononi paraprakisht. Ndiqni udhëzimet e autoritetit tuaj lokal shëndetësor.
Autoritetet qendrore dhe lokale do të kenë informacionin më të fundit mbi situatën në zonën tuaj. Thirrja paraprakisht do të lejojë ata t'ju drejtojnë sa më shpejt në institucionin e duhur shëndetësor. Kjo gjithashtu do t'ju mbrojë juve dhe do të ndihmojë në parandalimin e përhapjes së viruseve dhe infeksioneve të tjera.